Analistët: Trupi AD-HOC i përkohshëm
Marrëveshja në pjesën e mediave që u arrit midis katër forcave politike ka nxitur reagime në opinion....

Marrëveshja në pjesën e mediave që u arrit midis katër forcave politike ka nxitur reagime në opinion.
Ekspertët vlersojnë formimi i një trupi ad-hoc i cili do të monitorojë raportimin e mediave për zgjedhjet siç parashikon marrveshja u paraqit si nevojë për shkak të mungesës elementare të besueshmërisë në monitorimin e punës së mediave.
“Mbi të gjitha kjo u paraqit si një nevojë për shkak të mungesës së besueshmërisë te 4 partitë politike në drejtim të monitorimit të deritanishëm të mediave në ciklet zgjedhore të kaluara. Për tu tejkaluar kjo për të ardhur deri te një trup i cili do të mund në bazë të besueshmërisë kryesisht të partive politike të vlersojë çështjen e monitorimit dhe është një zgjidhje e përkohshme një kompromis i cili duhet përshëndetur vetëm për shkak se i afrohemi asaj fazës së zgjedhjes përfundimtare të krizës së thellë politike e cila e ngërthen mqedoninë gati se mbi një vit” – tha profesori univerzitarë, Milaim Fetai.
“Ky dualizëm është produkt i mungesës së një besimi elementarë në funksionimin e institucioneve normale. Nëse vazhdojmë kështu do të duhet të formojmë shtet special. Mendoj se në këtë fazë është e pamundur që të përmirësohen institucionet normale, ajo duhet të lihet në periudhën pas zgjedhjeve ndërsa tani patjetër duhet të shkohet me disa mbulime të cilat do ta drejtonin situatën në periudhë të shkurtë” – tha analisti, Petar Arsovski.
Reforma thelbësore do të duhet të pasojnë menjëherë pas përfundimit të krizës vlersojnë ekspertët.
“Ky trup ad-hok i cili do të jetë i përkohshëm vetëm 100 ditë patjetër të ketë mbështetje të gjithëanshme nga Agjencia për media por besoj se kjo çështje do të precizohet në ditët në vijim prej ditës së hënë në ligjin i cili do të miratohet në parlament që do të pasojë si ndryshim në ligjin për kodin zgjedhorë edhe në ligjin për shërbime mediatike audio,audiovizuele” - tha profesori univerzitarë, Milaim Fetai.
“Mendoj se duhet të vijojnë reforma serioze dhe thelbësore në të gjitha aspektet e funksionimit të shtetit. Reformat reale do të mund të ndodhin vetëm pas zgjedhjeve dhe pas përfundimit të krizës politike ndërsa tani për tani çdo kush do të duhet të japë kontribut ashtu siç e sheh” – tha analisti, Petar Arsovski.
Katër partitë më të mëdha politike në Maqedoni do të zgjedhin katër anëtar për ad-hoc trupin e cili do të mbikqyrë respektimin e rregullores mediatike të kodit zgjedhorë.
Këta katër anëtarë, pastaj me koncensus duhet ta zgjedhin edhe anëtarin e pestë të ad-hoc trupit. E gjithë kjo procedurë duhet të mbaroj në afat prej 30 ditësh dhe të funksionojë deri në përfundimin e ciklit zgjedhorë.
Ndërkohë nga SHGM dhe Këshilli i Etikës marrëveshjen e partive për mediat e kanë cilsuar si absurd dhe farsë e pastër politike e cila sipas tyre nuk garanton reforma të vërteta në media. (Naim Ramadani, TVM2)
