Maqedoni

BFI kërkon kthimin e vakëfeve

04.04.2014 18:03

Në kontinuitet do të kërkojmë kthimin e vakëfeve. Ata janë institucione me peshë fetare, kulturore, shkencore dhe edukative për të gjithë...

Në kontinuitet do të kërkojmë kthimin e vakëfeve. Ata janë institucione me peshë fetare, kulturore, shkencore dhe edukative për të gjithë, porositën përfaqësuesit e komuniteteve myslimane nga vendi dhe më gjërë, në seminarin dy ditor me temë: ”Menaxhimi me vakëfet, investimet dhe sfidat”, të organizuar nga Bashkësia Islame e Maqedonisë.
 
“BFI, kujdestare e gjithanshme e interesave të myslimanëve dhe asaj që i takon kësaj feje, bëri që asnjëherë të mos hesht, por gjithnjë të kërkojë atë që tu rikthehet myslimanëve dhe institucionit që përfaqëson”, deklaroi kryetari i BFI-së, Sulejman Efendi Rexhepi.
 
Për peshën e vakëfit dhe nevojën për rikthimin e tyre, folën edhe përfaqësuesit nga Banka Islamike dhe Sekretariati i Përgjithshëm i vakëfeve nga Kuvajti.
 
“Islami është mëshirë për  të gjithë botërat, në të gjithë citatet kuranore thuhet se duhet të lihet si pasuri vakëf, me të cilin do tu ndihmohet të varfërve, besimtarëve, myslimanëve, por edhe jo myslimanëve, bile edhe kafshëve, nga fakti se me këtë u ofrohet një ndihmë e madhe gjithë atyre që jetojnë në një shtet”, u shpreh përfaqësuesi i Institutit Islam për Hulumtim dhe Trajnim, Abdulkadër Shashi.
 
“Kohën e fundit kemi vërejtur se vendet e Ballkanit, Maqedonia, Kosova dhe vendet tjera, kanë interesim të madh për vakëfin, pasi pasha e saj është e madhe”, tha përfaqësuesi i Sekretariatit të Përgjithshëm të vakëfit, Kuvajt Salim Sumej.
 
Edhe Shqipëria dhe Kosova synojnë të kthejnë vakëfet në menaxhim të komunitetit mysliman.
 
“Pas luftës kemi filluar të marrim, gjatë luftës një pjesë janë shkatërruar dhe demoluar dhe 5 vite merremi me rindërtimin dhe renovimin çka kemi pasur”, theksoi përfaqësuesi i komunitetit mysliman në Kosovë, Vedat Saiti.
 
“Dalja nga komunizmi solli pasojat e veta shumë vakëfeve, u shndërruan, u tjetërsuan, me ndihmën e Allahut po rimerren, kuptohet nuk janë marrë të gjitha, janë marrë po ka akoma për të marrë me shifra, janë 500 dosje që janë në agjensionin e kthimit të pronave, e cila tregon se kemi akoma punë për të bërë”, u shpreh drejtori i vakëfeve të investimeve në komunitetin mysliman  në Shqipëri, Kuran Kalej.
 
Nga përfitimet që kishte shteti dhe nga vetëdija që krijuan se çfarë dobie sjellë vakëfi, bëri që më ndryshimet e sistemeve politike, të uzurpohet dhe të grabiten ato. Për këtë qëllim, përfaqësuesit e komunitetit mysliman synojnë kthimin e tyre. (Rina Turkeshi, TVM2)