Kuvendi miratoi ndryshimet në kodin zgjedhor, Xhaferi dhe Aliti kundërshtuan ndryshimet

23.07.2016 16:11

Ndryshimet në kodin zgjedhor për të cilat u dakorduan negociuesit e katë partive më të mëdha politke në vend...

Ndryshimet në kodin zgjedhor për të cilat u dakorduan negociuesit e katë partive më të mëdha politke në vend u miratuan me 92 vota për, 3 kundër dhe 1 i përmbajtur.

Me këto ndryshyme ligjore parashihet që 171 mijë votuesit nga diaspora të zhvendosen në listë të vacant Zgjedhore kurse 39 mijë votuesve e kontestueshëm do të kenë dy mundësi për të konfirmuar të drejtën e tyre të votes.

Shef i grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi kërkoi tërheqjen e draftit me të cilin 39 mijë votues rrezikojnë të fshihen nga Lista Zgjedhore pjesa më e madhe e të cilëve janë shqiptarë sepse disa nene në kuptimin teknik nuk korenspodojn më propozimin. 

Ndërsa deputeti Rafiz Aliti tha se eliminimi i 39.502 qytetarëve nga lista zgjedhore, të cilët duhet të paraqiten, përkundrazi nuk do të kenë të drejtë vote, është një krim. Aliti gjithashtu tha se kjo listë ka prapavijë politike, partiake, por edhe etnike.

“Unë mendoj që nuk mund të ndërhyet në amandamente dhe amendamente të tilla nuk do të mund të propozojm as si grup parlamentar. Për ti përmisu këto gabime teknike dhe për tu kthy normat ligjore në vendin ku e kanë, besoj që ato që kanë qenë në grupin e punës e kanë të qartë se ku është bërë gabimi teknik, sepse deshëm nuk deshëm nuk mund të zbatohen normat ligjore që parashef ndryshim plotësimi i ligjit Kodin zgjedhore, nuk do të jetë i zbatueshëm pasi që nuk janë norma kalimtare” – deklaroi shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi.

“Sekretari shtetërorë në ministrinë e bujqësisë është në mesin e këtyre 39 mijë personave që duhet të paraqiten. Cila është logjika që ai të paraqitet në KSHZ dhe të thotë se unë jam këtu. Vetëm për të kënaq epshet e dikujt se këta qytetarë duhet të paraqiten, ndryshe do të fshihen” – tha deputeti i BDI-së, Rafiz Haliti.

Për deputetin Pavle Trajanov nga Aleanca Demokratike në listën zgjedhore ngelet hapsirë për manipulime.

“Ky  është një teatër absurd. Mbeten mundësitë e manipulimit. Kjo listë nuk është pastruar për 20 vjet, e as që do të pastrohet , sepse nuk ka vullnet politik” – tha deputeti i AD-së, Pavle Trajanov.

Edhe në Komisionin Parlamentar për Sistem Politikë u zhvillua debat në të cilin deputetet  e BDI-së kërkuan ndryshime të propozimit dhe propozuan amandamente me të cilat plotësisht fshihet marrëveshja që u arrit nga palët negociuese . Deputetët e PDSH-së braktisën debate dhe porositën partit e tjera që t’i thirrin kur të merren vesh.

“Ne në këtë grup punues në këtë sallë jemi për shkak të garancive të faktorit ndërkombëtarë për zgjedhje fer dhe kredibile. Ju na thatë që jeni marrë vesh, por duket që nuk qenkeni marrë vesh. Kur të merreni vesh na thirrni, ne do të vijmë” – tha Imer Aliu nga PDSH.

Ndërsa për deputeten  e pavarur Solza Gërçeva ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë vetëm një farsë. (Sanije Duraku, TVM2)