Maqedoni

Rritet numri i të interesuarve për vaksinim

04.04.2014 18:14

Që nga shpallja e epidemisë së fruthit në kryeqendër, nga qendra epidemiologjike pranë Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup...

Që nga shpallja e epidemisë së fruthit në kryeqendër, nga qendra epidemiologjike pranë Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup, bëjnë të ditur se është rritur numri i qytetarëve që kërkojnë të vaksinohen me MRP vaksinën. Poashtu nga kjo qendër theksojnë se po ndërmerren të gjitha masat për izolimin e të gjitha rasteve me simptome të fruthit. 
 
“50 raste të konfirmuara epidemiologjike dhe klinikisht të lidhura dhe 3 raste të dyshimta, janë regjistruar  që nga shpallja e epidemisë nga fruthi apo morbilet. Nga 25 marsi, deri tani janë regjistruar 25 raste me fruth, ku dhe rritet interesimi për vaksinim”, u shpreh udhëheqësja e Repartit për Epidemiologji të Qendrës Shëndetësore Publike në Shkup, Liljana Llazarevska.
 
35  nga rastet e konfirmuara që janë të prekura nga fruthi apo 66%, janë të moshës nga 19-43 vjeçare,17 të moshës deri në 4 vjeç dhe 1 person është i moshës 15 vjeçare. 
 
Poashtu nga kjo qendër, bëjnë të ditur se aktualisht janë të shtrirë në spital 11 persona  të prekur nga morbilet, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë i moshës 5 vjeçare. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)