Aksioni i tretë "N xhep, nëse nuk ka ku tjetër!" në Vodno
24.07.2016 13:05
Në organizim të Lëvizjes LEAD...

Në organizim të Lëvizjes LEAD, sot një grup të rinjësh me përkatësi të ndryshme etnike do të zbatojnë aksion për pastrimin e Vodnos nga mbeturinat.
Aksionin, i cili është i treti me radhë, në kuadër të projektit "Në xhep, nëse nuk ka ku tjetër!", grupi do ta fillojë në ora 10 nga Vodnon e mesme.
Projekti "Në xhep, nëse nuk ka ku tjetër!", është mbështetur nga programi Civika Mobilatis së Agjencisë zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe nga Sektori për ruajtje të mjedisit jetësor të Qytetit të Shkupit. (mia.mk)
