Një qytetar nga Manastiri është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij
24.07.2016 13:40
B.D. (53) nga Manastiri është gjetur i vdekur dje pasdite..

B.D. (53) nga Manastiri është gjetur i vdekur dje pasdite, rreth orës 17:00, në shtëpinë e tij, kumtoi policia.
Një mjek i Ndihmës urgjente mjekësore e ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme të dhunës.
Ekspertizë ka kryer një ekip i SPB Manastir, ndërsa prokurori publik ka urdhëruar autopsi të trupit të të ndjerit. (mia.mk)
