Një banor i Gostivarit është lënduar nga një plumb qorr
24.07.2016 13:43
Q.M. (70) nga fshati Banjicë e Poshtme, në Gostivar...

Q.M. (70) nga fshati Banjicë e Poshtme, në Gostivar, dje, derisa ka qenë duke punuar në fushë është plagosur nga një plumb qorr.
Ashtu siç kumtoi MPBja, plumbi e ka lënduar në pjesën e këmbës dhe i është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën klinike Tetovë, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.
Ndërmeren masa për zbardhjen e plotë të rastit. (mia.mk)
