KSHZ

Debat i ashpër në KSHZ për votuesit e Pustecit

05.04.2014 20:10

Tensionet u rritën pasiqë anëtarët e VMRO DPMNE-së në KSHZ kundërshtonin me çdo kusht që komisioni të diskutojë për vendimin e Gjykatës administrative që 524 votuesve nga pusteci tu lejohet të votojë, edhe pse paraprakisht KSHZ kishte refuzuar kërkesat e tyre……..

Votuesit e Pustecit, të paraqitur për të votuar si votues të diasporës në amabasadën e Maqedonisë në Tiranë,  vendosën në hall anëtarët e KSHZ-së të cilët në disa momente diskutuan edhe me tone të ashpra. 

Tensionet u rritën pasiqë anëtarët e VMRO DPMNE-së në KSHZ kundërshtonin me çdo kusht që komisioni të diskutojë për vendimin e  Gjykatës administrative që 524 votuesve nga pusteci tu lejohet të votojë, edhe pse paraprakisht KSHZ kishte refuzuar kërkesat e tyre.

Nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi, mbrojti qëndrimin paraprak të KSHZ-së duke theksuar se vendimi i Gjykatës nuk është serioz dhe bllokon punën e KSHZ-së.

“Vendimi znë ka qenë i drejtë. Kërkesë për regjistrim, për person dhe këtu shkruan vendbanimi i fundit i regjistruar. Rrugë, numër, vendbanim, komunë nuk ka. Kjo domethënë që vet parashtruesi i kërkesës nuk e ka shkruar” – tha nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi.

Gjykata Administrative ka pranuar ankesat e votuesve nga Pusteci,me çka  524 personat do të kenë të drejtë të votojnë në Ambasadën në Tiranë, për deputetin e diasporës në Njësinë e europës. (Rejhan Bushi – Metaj, TVM2)