Familja Murtezani ka nevojë për ndihmën tuaj

24.07.2016 15:30

Gjendja e familjes Murtezani nga Gazi Baba e Shkupit u vështirësua...

Gjendja e familjes Murtezani nga Gazi Baba e Shkupit u vështirësua edhe më shumë pas  vdekjes  së  kryefamiljarit.

Ata mbijetonin me pensionin e tij dhe tani më nuk kanë të ardhura mujore. Kësaj familjeje nuk i takon as ndihmë sociale, për shkak të mungesës së nështetësisë. Familja  për momentin jeton në një shtëpi të vjetëruar dhe të  shkatërruar e cila është në prag të rrënimit.

“Prej kur më vdiq babai unë e kam më vështirë sa e kishmim atë  me pensionin kalojshim disi. Ashtu kush bën rahmet me ndihma me para. Unë më tepër kam nevojë një shtëpi një katëshe ,më shumë nuk kërkoj dy dhoma por ti kem të reja se shtëpia është e vjetër sic e shihni edhe vetë, kush ka mundësi faleminderit…këtë trosed i kisha brenda një familje mi solli disa divanë  dhe  për ramazan dhe ato i kam vendos brenda dhe këtë  e kam lënë jasht se nuk kishiom ku të ulemi dhe të rrijmë as shilte dhe as asgjë..shtëpia e vjetër muri i shkatërruar  ku ta prekësh bie” – tha kryefamiljarja, Zyrafete Murtezani.

Katër fëmijët e saj  nga mosha kanë nevojë për  gjërat elementare të nevojshme si për shkollim veshëmbathje.

Djali me i madh i saj ka tentuar të punësohej, që sadopak të zbus skamjen në shtëpi, mirëpo askund nuk e kanë pranuar ,shkaku mungesës së dokumenteve. Zonja e shtëpisë ka probleme shëndëtsore,që nënkupton një edhe problem tjera shtesë me të cilën po ballafaqohen.

“I kam në shkolla i kan kushtet e veta kërkojnë unë nuk kam prej nga të marr ,skam rrugëdalje ..kërkojnë veshmbathje I shohin shokët shoqet dhe lakmojnë ..ka desht por pa dokumente nuke  pranojnë askund …kam nevojë dhe për mjek se jam e sëmurë prej gjëndrave  dhe një pako me barna qëe blej kushton 400 den privat sepa librezë jam” – tha kryefamiljarja, Zyrafete Murtezani.

Nëna Zyrafete e cila kujdeset e vetme për katër fëmijët e saj  apelon për ndihmë dhe solidarizim  nga qytetarët,  të paktën një punë t’ia sigurojnë asaj ose djalit të saj. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)