Aleksov: Nuk jemi optimist se marrëveshja do respektohet
Drejtuesi i asociacionit “Most” nuk është shprehur optimist...

Drejtuesi i asociacionit “Most” nuk është shprehur optimist se marrveshja e arritur midis forcave politike do të zbatohet.
Ai në një intervistë për të radion Evropa e Lirë ka thënë se për zbatimin e çdo lloj marrveshje duhet të ketë vullnet politik.
“E para është vullneti politik, përkatësisht pavarësi në proceset dhe institucionet e sistemit që të zbatohet çfarëdo lloj marrveshje. Nga ajo që ndodhi në periudhën e kaluar prej një viti e gjysmë nuk na jep të drejtë të themi se më 31 gusht aktorët politik do të ulen dhe të thonë se e gjithë kjo është e mirë dhe se shkohet në zgjedhje” – tha Darko Aleksov nga Most.
Është e qartë se gjatë këtij viti por edhe më pas ne nuk pamë vullnet politik që të nërtohen procese dhe sisteme të pavarura. Por në të kundërtën politika është e involvuar në të gjitha poret e shoqërisë ka thënë Aleksov.
Me rëndësi në vijim sipas Aleksov është promovimi i ndikimit në sistem për ta ndarë të njejtin nga shteti. (Naim Sinani, TVM2)
