Kumanovë : Përkujtohet 104 vjetori i Kuvendit të Karadakut
24.07.2016 18:48
Me shfaqjen e dokumentarit filmik “ 100 vjet Kuvendi i Karadakut”....

Me shfaqjen e dokumentarit filmik “ 100 vjet Kuvendi i Karadakut”, sot në Kumanovë u shënua 104 vjetori i Kuvendit të Karadakut, si ngjarje e rëndësishme e historisë sonë Kombëtare që i parapriu pavarsisë së Shqipërisë në vitin 1912.
Fjalë rasti mbi këtë datë të rëndësishme historike mbajtën profesor Nazmi Beqiri dhe kryetari i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, me seli në Shkup, Abdulla Mehmeti.
Më pas u prezantua edhe libri i Nazmi Beqirit “ 100 vjet Kuvendi i Karadakut”, promovimi i të cilit u paralajmërua muajve në vijim. (Nexhat Aqifi, TVM2)
