Vetëvendosje fton antarësinë të kundërshtojë demarkacionin
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në mbledhjen zgjedhore të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj lëvizjeje, ka kërkuar mobilizim nga anëtarësia për aksione në kundërshtim të marrëveshje së Demarkacionit me Malin e Zi.
Ai ka thënë se qeveritarët po provojnë ta rikthejnë në tyrezë këtë çështje, por Vetëvendosje është e vendosur që ta ndalë këtë sepse është katastrofal për tërësinë territoriale të kësaj Kosove që është çliruar me gjak.

Tashmë, sipas Ymerit, kanë nisur të planifikojnë e të organizojnë aktivitetet e rezistencës.
Ai në cilësinë e kryetarit, kërkoi nga antarësia që ta kenë prioritet organizimin e aksioneve të protestave që do të ndërmarrë Lëvizja kundër demarkacionit sepse së bashku, nëse tregojnë të njëjtin vetësakrifikim, kanë për ta ndalur sërish me çdo kusht.
Ai ka thënë se “Lëvizja Vetëvendosje e di që është shumë afër fitoreve së zgjedhjeve dhe në bashkëpunim me organizimet tjera qytetare do t’i fitojnë ato.