Bagdad, sulm kamikaz me 21 viktima, goditet zona me shiitë

24.07.2016 19:10

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur...

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi kamikazë të ndodhur në një zone me shumicë Shiite në veri të Bagdatit.  Tre prej viktimave janë agjentë të policisë.

Atentati ndodhi në sheshin Aden,ku një burrë me një rrip eksplozivi u hodh në erë pranë një qendre komerciale.

Si pasojë e shpërthimit u shkatërruan shumë prej makinave dhe disa ndërtesa.  Deri më tani ende nuk ka njoftim nëse përgjegjës për sulmet është shteti islamik.

Forcat e sigurisë, zonat publike dhe ato Shiite janë më të prekurat nga grupi ekstremist i cili kontrollon sektorët kyç në veri-lindje të Irakut.