Teknologji
Roboti që imiton lëvizjet e një ushtari
06.04.2014 16:22
Ministria e Mbrojtjes britanike prezanton robotin e cili mund të vrapojë, të ulet e të ngrihet, dhe madje të imitojë lëvizjet e një ushtari...
Ministria e Mbrojtjes britanike prezanton robotin e cili mund të vrapojë, të ulet e të ngrihet, dhe madje të imitojë lëvizjet e një ushtari.
Projektuesit kanë deklaruar se roboti mund t’i ndihmojë në krijimin e brezit të ri të pajisjeve mbrojtëse të ushtarëve. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se manekina e re animatronike është unike në Mbretërinë e Bashkuar.
Roboti, me vlerë 1.1 milionë stërlina dhe i zhvilluar përmes teknologjisë së Formula 1, do të testojë kostumet mbrojtëse dhe pajisjet e reja ushtarake.