Botë
Zjarr i madh në afërsi të bazës së NATO-s në Izmir
25.07.2016 09:37
Zjarr i madh shpërtheu mbrëmë në afërsi të bazës së NATO-s në provincën turke Izmir, ndërsa autoritetet po e hetojnë mundësinë për sabotim...

Për shkak të erës së fuqishme, stihia e zjarrit është përhapur shpejtë drejt bazës ushtarake.
Sipas informatave të CNN-turk, zjarri kërcënon të rrezikojë disa rajone të banuara, ndërsa tashmë ka kapluar një pjesë të një shtëpie për të moshuar.
Edhe krahas përpjekjeve intensive të ushtarëve të Aleancës për ta vendosur zjarrin nën kontroll, ai edhe më tej po përhapet drejt depove të armëve, kumtoi T24 njus./mia
