Gjermani, sulmi në Ahnsbah me prapavijë terroriste
Në qendër të Ahnsbahut, qytet në Gjermani, një sirian 27 vjeçar ka çuar veten në erë, duke plagosur 12 persona të tjerë...

Ministri i Punëve të Brendshme, Joahim Herman, ka kumtuar se sulmuesi ka qenë refugjat nga Siria dhe ka pasur ndërmend të parandalojë një festival muzikor të qytetit, në të cilin kanë marrë pjesë 2500 njerëz.
Meqë nuk i është lejuar hyrja në festival për shkak të mungesës së biletës, ka aktivizuar lëndën shpërthyese, me ç’rast e hedh veten në erë, si dhe lëndon persona të tjerë përreth.
Sipas ministrit të Brendshëm gjerman, arsyeja e këtij akti ka qenë refuzimi i kërkesës së tij për të fituar të drejtë azili.
Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që ky akt të ketë lidhje me “Shtetin Islamik” dhe të llogaritet si terrorist.
