Botë
Në Libi në plazh janë gjetur 41 trupa të emigrantëve
25.07.2016 10:12
Në plazhin në qytetin libian Sabrati, në perëndim të Tripolit, vullnetarët i kanë gjetur 41 trupa të personave...

Në plazhin në qytetin libian Sabrati, në perëndim të Tripolit, vullnetarët i kanë gjetur 41 trupa të personave, për të cilët supozohet se janë emigrantë, kumtuan autoritetet lokale.
Trupat janë transferuar në një morg, ku është kryer analizë e ADN-së para se të varrosen.
Supozohet se emigrantët janë mbytur para gjashtë apo shtatë ditëve.
Mbi 10.000 emigrantë, të cilët janë nisur drejt Evropës, e kanë humbur jetën dhe rezultojnë të zhdukur në Detin Mesdhe nga viti 2014, tregojnë të dhënat e UNHCR-së.
