Maqedoni

Në "Alo doktor" për një javë 1.118 thirrje

25.07.2016 10:39

Në linjën telefonike 02/15 123 për këshillë mjekësore "Alo doktor" javën e kaluar (prej 18 korrik deri 24 korrik) ka pasur 1.118 thirrje...

Shtëpia e shëndetit Shkup kumtoi se prej 15 shtatorit të vitit 2014, deri më tnai, në linjë ka pasur 104.337 thirrje.
 
Linja është e kapshme çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësojë konsultim të drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomeve të ndryshme të përkeqësimit të shëndetit.
 
Njëzet e pesë mjekë janë të kapshëm për këshillë mjekësore. Thirrjet janë nga qytetarë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.
 
lajmërimet janë me spektër të[ gjerë të simptomatologjisë më të ndryshme, kardiovaskulare, simptome respiratore, kokëdhimbje, reagime alergjike dhe dhimbje simptomatike.
 
Të gjithë këtyre personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike "Alo mjek" u është ofruar ndihmë shëndetësore me këshillë dhe terapi adekuate simptomatike./mia