Shëndet
Ja cilat janë efektet magjike të kafes
06.04.2014 16:25
Kafja është ndër "miqtë" më të mirë të shumë njerëzve në botë...
Kafja është ndër "miqtë" më të mirë të shumë njerëzve në botë.
Studiuesit kanë arritur të njohin disa efekte "magjike" të kafes. Forma e kafeinës është e ngjashme me një molekulë të rëndësishme të quajtur “adenozinë”, e cila rregullon funksionin e trurit. Kafeina është e ngjashme me adenozinën dhe shkakton të njëjtin efekt në tru.
Gjithashu kafeina që përmban kafja na jep më tepër energji. Përveç kafeinës, ka shumë përbërës në kafe që na bëjnë mirë për shëndetin.
Studimet tregojnë se ata që e pijnë kafen kanë një risk më të ulët për sëmundjen e Alzheimerit, Parkinsonit, diabetin e tipit 2 dhe shumë sëmundje të tjera.