Botë
Në Turqi do të emërohen 3.000 gjykatës dhe prokurorë të rinj
25.07.2016 11:31
Tre mijë gjykatës dhe prokurorë të rinj publik do të emërohen në Turqi, të cilët do t'i plotësojnë vendet e lira të punës të mijëra zyrtarëve shtetëror...

Tre mijë gjykatës dhe prokurorë të rinj publik do të emërohen në Turqi, të cilët do t'i plotësojnë vendet e lira të punës të mijëra zyrtarëve shtetëror të cilët ishin pushuar nga puna pas përpjekjes për grusht shtet më 15 korrik, theksoi ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdar.
"Nuk do të lejojmë brengë te qytetarët tanë. Ndërmarrim masa të kujdesemi për atë", deklaroi Bozdar.
Ministri turk konfirmoi se Qeveria veçmë ka organizuar 1.500 testime në nëntor për gjykatës dhe prokurorë të ardhshëm. Sipas tij, ai numër dyfish është rritur për shkak të "ngjarjeve të mëparshme".
Ministri i Arsimit Ismet Jillmaz mbrëmë theksoi se Turqia planifikon të punësojë mbi 20.000 profesorë, të cilët do t'i zëvendësojnë kolegët e tyre të cilët u pushuan nga puna për shkak të dyshimit se janë të lidhur me predikuesin islamik Fetullah Gjylen.
