Botë
Në Kuvajt është matur temperaturë më e lartë në Planet
25.07.2016 11:53
Në territorin e Kuvajtit, emirat në bregun e Gjirit Persik, janë matur 54 gradë Celsius...

Në territorin e Kuvajtit, emirat në bregun e Gjirit Persik, janë matur 54 gradë Celsius, që paraqet temperaturë të matur më të lartë, në historinë e matjeve meteorologjike, lajmëroi televizioni "Al Arabija".
Ashtu siç transmeton TASS, temperatura rekorde prej 54 gradë Celsius, përkatësisht 129 gradë Fahrenheit, është matur të mërkurën më 20 korrik, në vendin Mutriba, në veriperëndim të Kuvajtit.
Të dhënat për rekordin botëror, të prezantuara nga meteorologët e Kuvajtit, sot janë konfirmuar edhe nga Organizata botërore meteorologjike.
Paraprakisht, temperaturë prej mbi 54 gradë Celsius është regjistruar vetëm dy herë.
Më 10 korrik të vitit 1913 në Kaliforni, në të a.q. Lugina e vdekjes, ku zhiva ka arritur 56,7, ndërsa më 13 shtator të vitit 1922, në bazën ushtarake italiane në shkretëtirën libiane janë shënuar 58 gradë Celsius.
Edhe në të dy rastet, sipas ekspertëve, matjet janë bërë me pajisje me saktësi të dyshimtë, ashtu që, as të dhënat e njërës as të tjetrës nuk janë pranuar si të besueshme./mia
