Botë

Të paktën 14 viktima në një sulm vetëvrasës me bombë në Irak

25.07.2016 12:05

Të paktën 14 persona e humbën jetën, ndërsa më shumë se 30 janë lënduar sot në një sulm vetëvrasës me automobil bombë...

Të paktën 14 persona e humbën jetën, ndërsa më shumë se 30 janë lënduar sot në një sulm vetëvrasës me automobil bombë në hyrjen nga qyteti irakian Halis, 80 kilometra në verilindje të Bagdadit, njoftuan burimet policore dhe mjekësore.
 
Tani për tani askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin.
 
Pritet numri i viktimave të rritet, duke pasur parasysh se shumica nga të lënduarit gjenden në rrezik jete, pohojnë burimet spitalore.
 
Në pikën e sigurisë në pjesën veriore të Bagdadit dje u hodh në erë një vetëvrasës me bombë, me ç'rast janë vrarë të paktën 12 njerëz, prej të cilëve tetë janë civilë dhe të tjerët janë policë, ndërsa janë lënduar 32 persona në sulm./mia