Sulmi i armatosur në një klub në Florida, dy të vrarë dhe 17 të plagosur
Sulmi i armatosur në një klub nate në Fort Mayers të Floridas në ShBA, përfundoi me dy viktima dhe 17 të plagosur...

Sipas njoftimeve të policisë, konfirmohet se sulmi kishte ndodhur orët e para të mëngjesit në klubin e natës “Club Blu”, gjatë një nate festive adoleshentësh, ndërkohë që të pranishëm kishte dhe persona jo më të moshuar se 13 vjeç.
Zyrtarët njoftojnë se tre persona janë vënë në pranga dhe po merren në pyetje.
Ende ka shumë paqartësi për ngjarjen, por bëhet me dije se në këtë ambient po festonin persona adoleshentë dhe se vendi ishte përshkruar si një “shtëpi të çmendurish’’.
Forcat e sigurisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, derisa ka nisur edhe një hetim zyrtar për të zbardhur më shumë detaje.
Sipas një televizioni lokal, njoftohet për të shtëna me armë zjarri kur njerëzit po dilnin nga klubi i natës.
Sipas dëshmitarëve të pranishëm në klub, supozohet që të shtënat ishin nga më shumë armë.
Një postim në rrjetin social Twitter tregon se, në klubin e natës po organizohej një festë, ku për të hyrë nuk ishte e nevojshme të paraqisje ndonjë dokument identifikimi.
GAZMEND REXHEPI
