Life Style
Çfarë i bën të lumtur 50 vjeçarët ?
06.04.2014 16:31
Sipas një studimi është thënë se ajo çfarë i bën të lumtur njerëzit me moshë të shtyrë është martesa dhe familja...
Sipas një studimi është thënë se ajo çfarë i bën të lumtur njerëzit me moshë të shtyrë është martesa dhe familja. Për të pasur një jetë të kënaqeshme atyre u duhet të kenë një jetë tradicionale ku kanë përgjegjësi për fëmijët e tyre.
Kjo gjë i kënaq më shumë se sa të jenë mire financiarisht. Studimi sugjeron që njerëzit emartuar janë më të lumtur se sa ata që janë beqarë.Ky studim vërtetoi se paraja nuk është gjëja kryesore që i bën të lumtur.
Studimi ka vërtetuar se numri i dovorceve ka rënë.Ky pyetësor ka gjetur se njerëzit mbi moshen 70 vjeçare që janë tmartuar, në pension, kanë fëmijë dhe janë të pavarur financiarisht janë më të lumturit.Siq edhe pritej,të dhënat treguan se dashuria, familja, gjendja e mire emocionale janë faktorët kryesorë që e bëjnë dike të lumtur.
Në anën tjetër, njerëzit e moshës 50 vjeçare që janë beqarë, pa fëmijë dhe punojnë punë të mëdha janë më të pikëlluar.Për shumicën prej këtyre njerëzve të intervistuar ,kënaqësia qëndron tek marrëdhënia e mire me familjarët dhe njerëzit që duan. Në vend të fundit, si arsye e lumturisë është paraja.