Botë

Përleshje me policinë gjatë marshit të myslimanëve në Greqi

25.07.2016 12:44

Një grup prej rreth 150 djathtistë ekstremistë janë përleshur mbrëmë me policinë në pjesën veriore të Greqisë...

Një grup prej rreth 150 djathtistë ekstremistë janë përleshur mbrëmë me policinë në pjesën veriore të Greqisë, sepse janë përpjekur t'i sulmojnë pjesëmarrësit në marshin, të organizuar nga Bashkësia Myslimane Greke.
 
Incidenti ka ndodhur në vendin Komotini, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës, pasi që paraprakisht janë kamxhikuar.
 
Në përleshjet askush nuk është arrestuar. Marshi është organizuar nga Partia e Miqësisë, Barazisë dhe Paqes, duke e shënuar përvjetorin e vdekjes së themeluesit të partisë, Ahmet Sadik, i cili ka humbur jetën në aksident trafiku në vitin 1995.
 
Sadik ka qenë edhe pjesë e Parlamentit në vitin 1989. 
 
Në Greqi jetojnë më shumë se 100.000 myslimanë, pjesa më e madhe në rajonin verilindor të Trakisë.