Ankara, shpërbëhet garda elitare presidenciale
Turqia ka vendosur që ta shpërbëjë gardën elitare presidenciale, pasi që pothuajse 300 anëtarë...

Turqia ka vendosur që ta shpërbëjë gardën elitare presidenciale, pasi që pothuajse 300 anëtarë të saj janë arrestuar pas përpjekjes së pasuksesshme për grusht-shtet.
Një pjesë e ushtarëve, të cilët kanë marrë pjesë në pushtimin e televizionit shtetëror turk, TRT, gjatë tentativës për puç kanë qenë pjesëtarë të gardës presidenciale, deklaroi për Agjencinë “Anadoll” kryeministri turk, Binali Jëlldërëm.
Ai tha se është vendosur që ai njësit më të mos ekzistojë dhe se për këtë nuk ka nevojë.
"Nuk do të kemi më gardë presidenciale, nuk ka as nevojë, as qëllim",- tha ai për televizioni Al Haber.
Garda presidenciale ka 2.500 ushtarë, ndërsa të paktën 283 anëtarë janë arrestuar pas përpjekjes për puç.
Një javë pas puçit të pasuksesshëm në Turqi janë arrestuar më shumë se 13 mijë njerëz, prej të cilëve pjesa më e madhe ushtarë, ndërsa mes tyre ka edhe policë, gjykatës dhe profesorë.
