Botë

Kolona automjetesh të bllokuara në Anglinë Jugore për shkak të ngecjes në Dover

25.07.2016 15:00

Më shumë se një mijë automjete janë bllokuar nëpër rrugët e Anglisë Juglindore, duke krijuar kolona të gjata nga kamionë...

Më shumë se një mijë automjete janë bllokuar nëpër rrugët e Anglisë Juglindore, duke krijuar kolona të gjata nga kamionë, autobusë dhe automobila, të cilët presin të hyjnë në feribotët në portin britanik në Dover, që të transferohen në Francë.
 
Gjatë ditëve të uikendit pritej edhe më shumë se 14 orë, që shkaktoi kaos nëpër rrugë dhe reagime hidhëruese tek njerëzit të cilët duke mos parashikuar pritje të këtillë kanë mbetur pa ushqim dhe ujë për pije.
 
Arsye për pritjen janë fillimi i sezonit të pishimeve vjetore, i cili këtë uikend shkaktoi komunikacion të përforcuar, moti i ngrohtë që i prëfshiu Britaninë e Madhe dhe pjesët veriore të Francës, por edhe kontrollet e përforcuara të sigurisë nga ana e autoriteteve migurese franceze në vendkalimet kufitare, pas disa sulmeve terroriste.
 
Një përfaqësues i autoriteteve kufitare në Dover shpjegoi se situata sot është përmirësuar, edhe pse të gjithë automjetet transportuese janë radhitur në dy kolona në njërën nga rrugët kaluese drejt këtij port-qyteti britanik, për çfarë arsye tani nuk ka radhë në vetë port.
 
Autoritetet, megjithatë, i paralajmërojnë udhëtarët se radhët dhe pritja e gjatë do të zgjasë edhe gjatë disa ditëve të ardhshme, deri në fund të serzonit veror, madje udhëtarët këshillohen të mbajnë me vete rezerva të ushqimit dhe ujë për pije.
 
Mediat në Londër zbulojnë se shërbimet kufitare franceze gjatë uikendit janë lënë me "tejet pak personel", madje është dashur të intervenojnë zyrtarë kufitar britanikë dhe t'u ndihmojnë francezëve, pasi është bërë e qartë se kontrolli i udhëtarëve në një autobus zgjat një orë.
 
Tabloidet antievropiane e shfrytëzuan situata afër Doverit për sulme të reja ndaj BE-së dhe posaçërisht ndaj Francës, duke i akuzuar autoritetet franceze se "qëllimisht" kanë bërë krizë që të "ndëshkohen britanikët për Bregzitin e votuar".
 
Kritika u dërgohet edhe Qeverisë britanike dhe kryeministres Tereza Mej, për të cilët thotë se duhej të dinë se çka do të ndodhë afër Doverit, se është dashur të ishin të përgatitur për reagim të shpejtë për pritjen dhe bllokimin gjatë kalimit të La Manshit./mia