Botë
Në Hios është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarrit
25.07.2016 15:36
Autoritetet greke shpallën gjendje të jashtëzakonshme në ishullin Hios, ku prej mbrëmë vonë tërbon një zjarr i madh...

Autoritetet greke shpallën gjendje të jashtëzakonshme në ishullin Hios, ku prej mbrëmë vonë tërbon një zjarr i madh, i cili sipas informacioneve të fundit, digjet në dy fronte, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Për momentin zjarrin e shuajnë katër aeroplanë dhe katër helikopterë, 16 automjete zjarrfikëse me 38 zjarrfikës, 33 vullnetarë dhe 21 kamionë.
Nga Athina, Tesalija dhe Greqia veriore drejtë ishullit janë nisur 21 automjete zjarrfikëse me 50 zjarrfikës.
Prefekti i ishullit Manolios Vurnus deklaroi se zjarri ka arritur deri në afërsi të një nga fshatrat dhe veçmë janë djegur disa oborre. Disa njerëz i kanë braktisur fshatrat për shkak tymit të dendur, por tani për tani nuk ka urdhër për evakuim të banorëve./mia
