LR PDSh: Votuesit e diasporës nuk guxon të fshihen

25.07.2016 16:46

Votuesit fiktiv nuk mund të trajtohen si e njëjta gjë me votuesit e diasporës...

“Votuesit fiktiv nuk mund të trajtohen si e njëjta gjë me votuesit e diasporës, ndërsa këta të fundit nuk guxon të fshihen nga regjistri i votuesve”,- kanë deklaruar sot nga LR-PDSh.

Sipas kësaj partie, vet përfaqësues të partisë maqedonase në pushtet kishin folur për ekzistimin e 300 mijë votuesve fiktiv, ndërsa për të fshehur manipulimin disavjeçar u hodh teza e kontestimit të votuesve të diasporës që i prekë drejtpërsëdrejti votuesit shqiptarë.