Shqiptarët e vrarë në Mynih do të varrosen në Kosovë
25.07.2016 17:55
Tre viktimat që humbën jetën nga sulmi i së premtes në Mynih të Gjermanisë...

Tre viktimat që humbën jetën nga sulmi i së premtes në Mynih të Gjermanisë, do të varrosen në Kosovë.
Dijamant Zabërgja (21), Armela Segashi (14) dhe Sabina Sulaj (14), u vranë të premten në Mynih të Gjermanisë, nga iraniani me shtetësi gjermane, Ali Sonoboly, i cili përveç tyre vrau edhe gjashtë persona dhe plagosi 26 të tjerë.
Familjarët e Dijamant Zabërgjës për mediat në Kosovë kanë deklaruar se trupi i djalit të tyre pritet të niset sonte nga Gjermania për në Kosovë për t’u kryer ceremonia e varrimit ditën e martë. Por, gjithçka me saktësi pritet të dihet gjatë ditës së nesërme.
