Partitë politike vijojnë bisedimet për mediat, MPB-në dhe qeverinë

25.07.2016 20:28

Ligji për mediat, MPB-në si dhe kompetencat dhe mandati i ministrave opozitar....

Ligji për  mediat, MPB-në si dhe kompetencat dhe mandati  i ministrave opozitar në qeverin kalimtare sërish ka ulur në tavolinën negociuese përfaqësuesit e katër partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës.

Artan Grubi nga BDI tha se palët kanë arritur që të harmonizojn tekstin e ligjit për Qeverin kalimatre, për MPB-në dhe një pjesë të tekstit për shërbime audio dhe audiovizuele .

“Në frymë konstruktive arritëm që të përafrojm qëndrimet e mbyllëm ligjin për qeveri I cili tash më mund të dorzohet në parlament për votim të mëtutjeshëm, e mbyllëm dhe tekstin për ligjin për punë të brendshme. Mbetën edhe disa konsultime të vogla shtesë për ligjin për media. Një lajm gjithashtu tjetër i mirë është që u konfirmua edhe neni në ligjin i cili mundëson themelimin e televizionit shtetëror në gjuhën shqipe me trasmetim 24/7. Ka mbet edhe një pjesë e neneve të cilat përcaktojn përgjegjësin e gazetarëve dhe uljen e dënimeve në periudhën parazgjedhore” – tha Artan Grubi nga BDI.

Sipas palëve në bisedime gjatë ditës së nesërme do të mundohen që të harmonizojn dhe të mbyllin edhe tekstin e ligjit për zgjedhje në pjesë  për rregullimin e mediave.

“Nëse nesër harmonizohen ligjet unë do të kisha insistuar menjëherë gjatë ditës së nesërme të dorëzohen te deputët dhe sa më shpjet të jetë e mundur të caktohet senacë, të kalojn ligjet në Kuvend të marrin përliqm dhe më pas të hynë në implementim” – tha Nikolla Todorov nga VMRO- DPMNE.

“Kishte disa dilemma dhe qëndrime të ndryshme nga partit politike në veçanti nga LSDM-ja vizvi disa zgjidhjeve që i janë ofruar në marrëveshjen dhe janë shëndruar në ligj. Ato konsiderojn se disa pjes duhet të jenë ndryshe por janë dallime minimale dhe unë jamë I bindur që nesër do i përfundojm tekstet e këtyre ligjeve” – deklaroi Artan Grubi nga BDI.

Në ligjin për Qeverinë është përcaktuar kufizimi i mandateve të ministrave dhe zëvendësministrave, të cilat duhet të tërhiqen  mënjëherë pasi që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të shpallë  rezultatet e para zyrtare.

Gjithashtu është  kufizuar e drejta e Ministrit të Brendshëm në qeverinë kalimtare në 15 ndryshime kadrovike, ndërsa ndryshimet e fundit në ligjin për MPB-në dhe policinë të vlejn nga 1 janari i vitit të ardhshëm. (Sanije Kasami, TVM2)