Botë
Kuvendi debaton për ribalancin e buxhetit
26.07.2016 09:13
Kuvendi në seancën e sotme të 111 do ta vazhdojë debatin për Propozimin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016...

Në rend dite të seancës janë edhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për qendrën shtetërore të provimeve, me procedurë të shkurtuar, si dhe Raporti vjetor për punën e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015.
Para deputetëve janë edhe disa propozim-vendime për përzgjedhjen e një anëtari të Këshillit të prokurorëve publikë të RM-së, për emërimin e një anëtari të Komisionit të Agjencisë për posta, si dhe për përzgjedhjen e një anëtari të Këshillit gjyqësor të RM-së. Do të shqyrtohen edhe disa ratifikime të marrëveshjeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me qeveritë e Vietnamit, Italisë dhe Serbisë.
Deputetët do të debatojnë edhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim shëndetësor, të Ligjit për tokë ndërtimore, të Ligjit për nëpunës administrativ dhe të Ligjit për akademinë e sporteve, me procedurë të shkurtuar./mia
