Maqedoni

Në Shkup dje 8 aksidente, gjashtë të lënduar, karrotreci i ka larguar 72 automjete

26.07.2016 09:39

Gjatë ditës së djeshme SPB - Shkup ka kryer ekspertizë në gjithsej tetë aksidente, prej të cilave pesë janë me pasojë dëm material...

Gjatë ditës së djeshme SPB - Shkup ka kryer ekspertizë në gjithsej tetë aksidente, prej të cilave pesë janë me pasojë dëm material, ndërsa tre me pasojë lëndime trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë gjashtë persona.
 
Gjatë 24 orëve të kaluara pas kontrolleve të zbatuara, informoi për MIA-n inspektori i pavarur në SPB - Shkup, Dragan Veljanoski, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër më i madh i shkeljeve.
 
Janë sanksionuar 10 drejtues të automjeteve të cilët me automjetet kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se që lejohet, katër drejtues janë përjashtuar nga komunikacioni pasi që automjetet e tyre i kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit, gjashtë nuk i kanë respektuar semaforët, ndërsa shtatë drejtues i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentë shoferi gjegjësisht të paregjistruara dhe janë regjistruar 17 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.
 
Janë sanksionuar edhe tre ngasës së biçikletave me motor mopedë dhe motoçikletave të cilët gjatë drejtimit nuk e kanë mbajtur helmetën mbrojtëse në kokë.
 
Me ndihmën e automjetit special "karrotreci" gjatë ditës së djeshme janë larguar 72 automjete./mia