Maqedoni

Aksident trafiku, 3 të lënduar

06.04.2014 18:02

Tre persona kane pesuar lendime te renda kur ndaj tyre eshte perplasur makine e tipit Audi...

Tre persona kane pesuar lendime te renda kur ndaj tyre eshte perplasur makine e tipit Audi. Ngjarja ka ndodhur mbreme ne bulivardin Arradhat partizane, ndersa drejtuesi I automjetit ka qene nje 19 vjecar pa leje per vozitje.
 
Personat ne fjale kane qene duke pritur autobus kur ka ndodhur incidenti. Deshmitare thone se makina ka goditur nje here nje automjet tjeter per cka ju ka ngadalesuar shpejtesia, e me cka eshte evituar tragjedi e permasave me te medha.
 
Dy prej te lenduarve, nje vajze dhe nje djale jane derguar per kurim ne spital, ndersa vajza tjeter eshte leshuar ne shtepi.
 
Shkaqet e aksidentit ende po hetohen, si dhe po hetohet nese drejtuesi I automjetit a ka qene apo jo ne gjendje te alkoolizuar.