Botë
Shokohet Japonia, i riu vret me thikë, 19 persona të vdekur dhe 25 të plagosur
26.07.2016 09:51
Japonia ka përjetuar një prej ngjarjeve më tragjike në dekada, teksa një 26-vjeçar vrau me thikë 19 persona...

Japonia ka përjetuar një prej ngjarjeve më tragjike në dekada, teksa një 26-vjeçar vrau me thikë 19 persona në një qendër ku trajtoheshin individët me aftësi të kufizuara, si dhe ka plagosur 25 të tjerë.
Mjekët kanë bërë me dije se 20 nga 25 personat e plagosur janë në gjendje të rëndë dhe se do të duhet të qëndrojnë në ambientet spitalore për të marrë trajtimin e nevojshëm shëndetësor. Ata nuk e kanë përjashtuar mundësinë e rritjes së bilancit të viktimave.
Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi shokues, por në bazë të raportimeve paraprake, autori 26-vjeçar ka deklaruar se kërkonte që t’i zhdukte të gjithë personat me aftësi të kufizuara.
Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin, pasi Japonia konsiderohet si një prej shteteve më të sigurta të botës.
