Botë

Erdogan: Duhet ta dëgjoj popullin turk, e ai dëshiron dënim me vdekje

26.07.2016 10:06

Popullit turk dëshiron sërish vendosjen e dënimit me vdekje dhe ai që e udhëheq vendin, duhet t'i dëgjojë qytetarët, deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan...

Popullit turk dëshiron sërish vendosjen e dënimit me vdekje dhe ai që e udhëheq vendin, duhet t'i dëgjojë qytetarët, deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, edhe krahas paralajmërimeve të liderëve evropianë se hapi i tillë i Ankarasë do t'i ndërpresë negociatat për anëtarësim në BE.
 
"Çka flet sot popullit turk? Ai sërish dëshiron të vendoset dënimi me vdekje, e ne si Qeveri duhet ta dëgjojmë. Nuk guxojmë të themi 'jo', kjo nuk na intereson", tha Erdogan.
 
Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker paraprakisht tha se Turqia nuk është në pozitë që së shpejti të bëhet anëtare e BE-së nëse vendi vendos dënim me vdekje.
 
Përveç kësaj, Erdogan deklaroi se Ankaraja do t'i plotësojë premtimet nga marrëveshja për migrantët me BE-në, por theksoi se Unioni nuk e respekton marrëveshjen.
 
Ai pohon se BE-ja nuk e ka ndihmuar mjaftë Turqinë.
 
"Për fat të keq, Perëndimi deri tani nuk ka qenë i sinqertë", tha presidenti turk.
 
Ndërkohë, kryeministri turk Binali Jilldirim tha se Ura e Bosforit në Stamboll në të ardhmen do ta bart emrin "Ura e martirëve të 15 korrikut", në nder të civilëve të cilët e humbën jetën duke iu kundërshtuar tentimit për grusht shtet.
 
Vendimi për riemërimin e urës është marrë dje në seancë të Qeverisë./mia