Botë
Tërmete të fuqishme janë regjistruar në Kili dhe Papua Guinea e Re
26.07.2016 10:19
Tërmet me intensitet prej 6,1 ballë sipas shkallës së Rihterit dje e goditi pjesën veriore të Kilit, kumtuan autoritetet kiliane, njoftoi DPA...

Sipas të dhënave të Institutit seizmologjik të Kilit, tërmeti ka qenë me intensitet prej 6,1 ballë sipas Shkallës së Rihterit, ndërsa Instituti gjeofizik i SHBA-së kumtoi për intensitet prej 6,2 ballë.
Autoritetet kumtuan se nuk ka informata për viktima eventuale dhe për dëm të shkaktuar material.
Tërmet me intensitet prej 6,3 ballë sipas Shkallës së Rihterit u regjistrua mbrëmë edhe në Papua Guinea e Re, kumtoi Instituti gjeofizik amerikan.
Nuk ka informata për viktima dhe dëm të shkaktuar material, ndërsa nuk ka rrezik as për paraqitje të cunamit./mia
