Maqedoni
Disa pjesë të Aerodromit, Kisella Vodës dhe Karposhit nesër pa energji elektrike
26.07.2016 11:43
Për shkak të punëve teknike në elektrorrjetin, nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve në komunat Aerodrom...

Për shkak të punëve teknike në elektrorrjetin, nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve në komunat Aerodrom, Kisella Vodë dhe Karposh, informon Qendra rajonale për menaxhim me krizat të qytetit të Shkupit pas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni.
Në Aerodrom energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuest e rr. Milan Zeçar nr. 6 dhe 8 dhe rr. Vlladimir Komarov nr. 3 (nga ora 8 deri në orën 13:30), bul. ASNOM nr. 42 (nga ora 08:30 deri në orën 11) dhe në rr. Todor Çangov nr. 41, 43, 45, 47, 49 dhe 51(nga ora 8 deri në orën 16).
Në komunën Kisella Voda nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rr. Gernika nga nr. 1 deri në nr. 12, vetëm numrat çift, nga ora 08:30 deri në orën 11:30.
Në komunën Karposh energji elektrike nuk do të ketë për shfrytëzuesit e bul. "Partizanski odredi" nr. 74, në periudhën nga ora 9 deri në orën 10:30./mia
