Botë
Moti i keq kaplon rajon e Ballkanit
26.07.2016 12:14
Moti i keq, i shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm dhe erë të fuqishme, ka shkaktuar vërshime në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi...

Në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, në disa rrugë janë rrëzuar pemë, të cilat kanë sjellë edhe bllokimin e rrugëve dhe radhë të gjata të transportit publik.
Nga erërat e forta është prishur çatia e një pallati në rrugën Kadillari në kryeqytet. Copat e çatisë kanë rënë në shtëpitë e të tjerëve rreth e rrotull. Nuk ka të dëmtuar.
Moti i keq ka shkaktuar vërshime edhe në Kosovë, me ç’rast nga era e fuqishme janë rrëzuar disa shtylla elektrike dhe kanë dalë pemë nga toka.
Nga shirat e rrëmbyeshëm dhe era e fuqishme, e cila ka shkaktuar edhe rrufe në Serbi, kanë humbur jetën dy persona.
