Botë
Shpërthim në Mogadishu, 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
26.07.2016 12:25
Të paktën 13 persona janë vrarë e pesë janë plagosur nga dy sulme me bomba në afërsi të hyrjes kryesore të aeroportit të Mogadishut...

Të paktën 13 persona janë vrarë e pesë janë plagosur nga dy sulme me bomba në afërsi të hyrjes kryesore të aeroportit të Mogadishut, ka raportuar Policia somaleze.
Gazetarët lokalë kanë thënë se një prej shpërthimeve është aktivizuar nga një sulmues vetëvrasës në një makinë pranë një pike kontrolli.
Tek të vrarët janë përfshirë roje sigurimi, ndërsa përgjegjës për sulmin është një grup militant islamik, al-Shabab, aleatë të al-Kaidës.
Nëntë prej të vdekurve ishin sigurim i OKB-së, ndërsa tre të tjerë civilë.
