Botë
Kriza e migrantëve, 150 refugjatë grevë urie në kufirin hungarez
26.07.2016 12:32
Të paktën 150 emigrantë, kryesisht nga Afganistani dhe Pakistani, të cilët ndodhen në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë...

Të paktën 150 emigrantë, kryesisht nga Afganistani dhe Pakistani, të cilët ndodhen në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, kanë nisur një grevë urie me qëllim plotësimin e të vetmes kërkesë, kalimin në vendet e Bashkimit Europian.
Grupi, i cili fillimisht numëronte rreth 300 persona, udhëtoi nga Beogradi për t’u vendosur në një fushë në afërsi të kufirit me Hungarinë, e cila ka vendosur një barrierë me tela me gjemba për të frenuar fluksin e klandestinëve.
Ata paralajmërojnë se do të refuzojnë ushqimin derisa Hungaria të hap kufirin.
