Botë
Stamboll, riemërohet Ura e Bosforit në “Ura e dëshmorëve”
26.07.2016 12:39
Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, ka deklaruar se Ura e Bosforit në të ardhmen do të mbajë emrin “Ura e dëshmorëve”...

Ashtu do të quhet për nder të civilëve që kanë humbur jetën duke rezistuar gjatë tentimit të dështuar të grusht-shtetit të 15 korrikut.
Vendimi për ndryshimin e emrit të urës është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë, raporton Asociated Press.
Yildirim ka thënë se edhe në Ankara dhe Stamboll do të ngrihen përmendore në nderim të civilëve të vrarë gjatë puçit ushtarak, ku u vranë 200 njerëz.
Ura e Bosforit është njëra nga dy urat e mëdha në Stamboll, ku ndahet pjesa e qytetit, ajo europiane dhe aziatike.
