Botë

Gjylen e akuzoi Turqinë se e shantazhon SHBA-në për ekstradimin e tij

26.07.2016 13:07

Predikuesi islamik Fetullah Gjylen në një artikull të gazetës "Nju-Jork Tajms" e akuzoi Turqinë se e shantazhon SHBA-në...

Predikuesi islamik Fetullah Gjylen në një artikull të gazetës "Nju-Jork Tajms" e akuzoi Turqinë se e shantazhon SHBA-në, duke u kërcënuar se nëse Uashingtoni nuk e ekstradon, atëherë Ankaraja do ta kufizoj mbështetjen për koalicionin kundër grupit Shteti Islamik.
 
Sipas Gjulenit, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e kushtëzon SHBA-në që ta garantojnë ekstradimin e tij, pavarësisht mungesës së dëshmive dhe çfarëdo paralajmërimi për proces të drejtë gjyqësor.
 
"Sprova t'i jepet Erdoganit atë që e kërkon është tërësisht e qartë. Por, SHBA-ja duhet ta kundërshtojnë mashtrimin e tillë, shtoi Gjulen", të cilin Ankaraja e vlerëson për përgjegjës për tentimin e paradokohshëm për grusht shtet në Turqi.
 
Ai përkujtoi se ashpër e ka dënuar grusht shtetin, duke theksuar se pushteti fitohet me zgjedhje të lira dhe korrekte, e jo me fuqi.
 
Gjylen nga viti 1999 jeton në egzil në SHBA. Autoritetet turke kërkuan që ai t'u dorëzohet dhe të dënohet së bashku me mbi 70 pjesëmarrës kryesor në grusht shtet. Procesi gjyqësor është caktuar për fundin e nëntorit të këtij viti.
 
Pritet nga fundi i kësaj jave ministrat turk të Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë, Efkan Ala dhe Bekur Bozgad, ta vizitojnë SHBA-në, ku do ta shqyrtojnë çështjen e ekstradimit të predikuesit islamik.