Maqedoni
Për gjashtë muaj mjekët amë kanë kontrolluar mbi 93.900 të siguruar
26.07.2016 14:27
Mjekët amë në vitin 2016 dhe 2017 duhet të kryejnë kontrolle parandaluese të siguruarve të moshës prej 35 deri në 56 vjet...

Në këtë kategori përkasin 664.000 të siguruar prej të cilëve në gjysmën e parë të vitit, kontrolle parandaluese kanë bërë 93.907 të siguruar. Këtë në konferencën e sotme për shtyp e theksoi drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë, Sasho Stefanovski.
"Me vendosjen e qëllimeve parandaluese në mbrojtjen primare shëndetësore për veprimtari të mjekësisë së përgjithshme, mundësojmë racionalizim dhe shfrytëzim të drejtë të mjeteve të Fondit, si dhe ngritje të cilësisë të mbrojtjes shëndetësore në shtet", tha Stefanovski.
Fondi, ashtu siç sqaroi si obligim për mjekët amë solli tre qëllime të cilat janë masa parandaluese për zbulim të hershëm dhe në kohë të tre sëmundjeve jongjitëse më të shpeshta: sëmundjet kardiovaskulare, të veshkëve dhe diabeti melitus, si dhe parandalimi sekondar i komplikimeve të mundshme nga këto sëmundje të cilat mjekët duhet t'i realizojnë.
Prej rreth 90 të siguruar cilët kanë qenë te mjeku amë në gjashtë muajt e parë të vitit 2016 dhe kanë bërë kontroll për sëmundjet kardiovaskulare, është konfirmuar se rrezik të ulët kanë 42.982 gra dhe 12.928 burra. Te rreth 21.600 burra dhe rreth 11.200 gra është zbuluar rrezik i mesëm nga sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa te 172 burra dhe një grua është zbuluar rrezik i lartë nga episodi fatal kardiovaskular në dhjetë vitet në vijim.
Personave me rrezik të lartë, ashtu siç tha Stefanovski u është dhënë këshillë adekuate ose terapi ndërsa janë dërguar edhe në kardiolog për ndjekje të mëtutjeshme.
Sipas tij, këto persona nevojitet t'i ndjekin këshillat e mjekëve, të kenë ushqim më të shëndetshëm dhe aktivitet më të madh fizik.
Për parandalim nga sëmundjet nefrologjike janë hulumtuar 93.907 të siguruar dhe te 93.538 persona është konfirmuar rrezik i ulët nga marrja e sëmundjes nefrologjike. Te 368 është konfirmuar rrezik mesatar, ndërsa një person është me rrezik të lartë.
Stefanovski theksoi se nevojitet të siguruarit t'i zvogëlojnë sasitë e krypës, sheqerit dhe ushqimin e yndyrshëm./mia
