Fillon mastersi i Torontos në tenis
Fillimi i Mastersit të Torontos, të njohur edhe si Rogers Cup, nuk solli ndonjë surprizë shumë të madhe...
Eliminimi i Grigor Dimitrovit ishte shumë afër, por megjithatë, tenisti bullgar u kthye nga një situatë e humbur, për të mposhtur në fund japonezin Sugita, me 2-1 në sete, 5-7, 7-6 dhe 6-4.
Njëri nga shërbyesit më të mirë në botë, Xhon Isner, njëashtu hasi në vështirsi, por në fund ia doli të fitoj, ndaj Dudu Selas nga Izraeli, me 2-1 në sete, 4-6, 6-3 dhe 6-2.
Nga ana tjetër, nga turneu është eliminuar Viktor Troicki, që nuk ishte në mesin e bartësve dhe u mposht nga Kevin Anderson me 2-0 në sete.
Ndërkohë, në raundin e dytë të garave në mastersin e Torontos, janë plasuar edhe tenist si Mihaell Juzhni, Bernard Tomiç, Borna Çoriç dhe Denis Shapovalov, që mundi bartësin e 11-të, Nik Kirgios, ndërsa favoritët kryesor, ngjashëm si edhe në çdo masters tjetër, garimin e nisin nga raundi I dytë.