LKE: Partizani për lavdi ndaj Salzburgut
Partizani luan sonet në mbrëmje kundër Salzburgut, ndeshje kjo e vlefshme për turin e tretë paraelimintor të Ligës së Kampioneve...

Në kampin e kuq ka një optimizëm për këtë sfidë, gjë që e ka shqetësuar trajnerin italian Adolfo Sormani.
Në konferencën për shtyp ai ka kërkuar vëmendje dhe përqëndrim nga futbollistët e tij, pasi kjo ndeshje do të jetë tepër e vështirë.
“Megjithë optizmin dhe dëshirën e mirë që kemi për fitore, mos të harrojmë se luan Miu me Elefantin. Austriakët ndodhen në vendin e 48-të në renditjen e UEFA-s e kanë lojtarë që vlejnë miliona. Këto janë fakte që nuk duhen harruar ndaj duhet të kthehemi me këmbë në tokë”, ka thënë Sormani.
Ndeshja Partizani-Salzburg do të drejtohet nga një treshe arbitrash nga Anglia, ndëra sshtu si edhe ndaj Ferencvaroshit, skuadra e kuqe nuk shihet e favorizuar nga kompanitë e basteve.
Një fitore e Partizanit kuotohet 5.5, ndërsa triumfi i Salzburgut 1.57. Barazimi kuotohet 4.1.
Kjo ndeshje do të luhet nga ora 20.15, në Elbasan Arena, ndërsa sfida kthyese në program do të jetë pas një jave, më saktësisht me 3 gusht në Salzburg.
