Botë
Shqipëria, linjë interkonjeksioni 400 kv me Maqedoninë
26.07.2016 15:27
Pas Kosovës, Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për linjë interkonjeksioni 400 kv me Maqedoninë...

Ceremonia e nënshkrimit u bë sot në Ministrinë e Energjetikës ndërmjet ministrit, Damian Gjiknuri, dhe ambasadores gjermane, Suzan Shutz.
Marrëveshja u cilësua e jashtëzakonshme nga kreu i energjetikës shqiptare. Këtë projekt do ta financojë shteti gjerman.
Ambasadorja Shutz tha se do të vazhdojë ta mbështesë me projekte Shqipërinë, në mënyrë që të ndalet edhe emigracioni.
Projekti parashikohet që të fillojë zbatimin në fillim të vitit 2017, ndërsa përfundon në fillim të vitit 2020.
