Çavkov për “Rastin e Kumanovës”: Kam thënë se me siguri bëhet fjalë për huti
Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, ka përsëritur qëndrimin e tij...

Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, ka përsëritur qëndrimin e tij lidhur me informacionet se gjatë seancës për “Kumanovën”, dëshmitari i mbrojtur, pjesëtar i policisë, të ketë deklaruar se Mirsad Ndrecaj ishte arrestuar i gjallë gjatë aksionit policor në “Lagje e trimave”.
“Kam thënë se bëhet fjalë për një huti të caktuar, ndërsa gjërat nuk duhet prejudikuar”,- ka thënë Çavkov.
“Me siguri bëhet fjalë për huti të caktuar, sepse duhet të kihet parasysh se në një procedurë kontradiktore ka mundësi të qartësohet kjo huti, kështu që nuk duhet të prejudikohet dhe të bëhet dëm më i madh me atë që pikërisht po prejudikohet kjo çështje. E dini se sipas Ligjit për procedurë penale, armët e barabarta, nga njëra anë mbrojtja, nga tjetra anë prokuroria, të gjitha çështjet do të sqarohen deri në fund të procedurës gjyqësore”,- deklaroi ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov.
Ndryshe, në pyetjen e gazetarëve se kush do ta udhëheqë Drejtorinë e pestë, ministri i Brendshëm, Çavkov, tha se kryeshefi i deritanishëm është shkarkuar, ndërsa përzgjedhja e kryeshefit të ri ndodhet në procedurë. (Naim Ramadani, TVM2)
