Grupi i punës, vazhdon takimi rreth Ligjit për mediat
26.07.2016 18:27
Grupi i punës, i përbërë nga përfaqësues të katër partive politike...

Grupi i punës, i përbërë nga përfaqësues të katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, edhe sot ka vazhduar përpjekjet për harmonizimin e ndryshimeve në Ligjin për mediat.
Ata dje me lehtësi kanë arritur të harmonizojnë tekstin e Ligjit për Qeverinë kalimatre, për MPB-në dhe një pjesë të tekstit për shërbime audio dhe audio-vizuele. Pika e vetme e mbetur para takimit të liderëve është ndryshimi në Ligjin për mediat, por duket se sot palët janë më këmbëngulëse në qëndrimet e tyre, marrë parasysh ndikimin e mediave, sidomos në prag të zgjedhjeve.
