Takim i përfaqësuesve të OEMVP-së me përfaqësues të Odës amerikano-izraelite
Në kuadër të takimit të OEMVP-së me përfaqësuesit shqiptarë të Odës Ekonomike amerikano-izraelite....

Në kuadër të takimit të OEMVP-së me përfaqësuesit shqiptarë të Odës Ekonomike amerikano-izraelite ishte prezantimi i mundësive të investimeve të huaja, në veçanti në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë.
Sfera të propozuara nga ana e OEMVP-së ishin zonat e lira ekonomike, zonat teknologjike, agro-biznesit, teknologjisë informative, turizmin në përgjithësi dhe në veçanti turizmit malor.
“Gjatë bisedës së sotme kryesisht theks i veçantë u dha në një investim të një banke amerikane, që do të jetë një bankë e cila do të ketë ndikim të madh në zhvillimin rajonal dhe një bankë e cila në veçanti do të ndikonte në uljen apo migrimin e popullatës tonë, sidomos rinisë tonë, e cila do të ishte një bankë zhvillimore dhe bankë e cila do të krijonte perspektivë më të fuqishme për rininë tonë”,- deklaroi kryetari i Odës Ekonomike Veriperëndimore të RM-së, Nebi Hoxha.
Përfaqësuesi nga Oda Ekonomike amerikano-izraelite potencoi që mërgata shqiptare do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik në pjesët shqiptare në Maqedoni.
“Prioritet në meny do të jetë hapja e një banke amerikano- izraelite në trojet tona, ku do të ndihmonte në projektet zhvillimore. Çështja politike është problem meqë investime bëhen më tepër në pjesën lindore të Maqedonisë dhe këtu janë ngadalësuar, arsyeja është dhe pak politike, por apelojmë te liderët tanë që të kenë më shumë vëmendje dhe një bashkëpunim me diasporën në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe çështjen e investimeve”,- tha përfaqësuesi nga Oda Ekonomike izraelito-amerikane, Mamut Skenderi.
Investitorët e huaj që zgjedhin Maqedoninë si destinacion për investime kanë një avantazh në krahasim me vendet e rajonit, sepse kanë lehtësinë në taksat, doganat dhe tatimin personal dhe ulje të BPV-së. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
